Sulmohen fizikisht tri femra në Pejë, në mbajtje një nga të dyshuarit

Tri viktima të gjinisë femërore janë sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar në Pejë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti së bashku me të dyshuarën femër kosovare pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht tri viktimat femra kosovare”, njofton policia.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Go to TOP