Spanja publikon listën për EURO 2024

Përzgjedhësi i Kombëtares së Spanjës, De La Fuente, të hënën ka publikuar listën preliminare të lojtarëve për Evropianin ‘Gjermania 2024’.

Kreu i bankinës së Spanjës, ka zbardhur listën përkrah tri ish-lojtarëve, të cilët kanë fituar trofeun me Spanjën ndër vite siç janë Iribar, Kapdevija dhe Fernando Torres.

Spanja është në Grup me Shqipërinë, Italinë dhe Kroacinë.

Kujtojmë se EURO 2024 starton më 14 qershor.

Kjo është lista e De La Fuente:

Portierë: Unai Simon, Remiro dhe David Raya.

Mbrojtës: Jesus Navas, Carvajal, Le Normand, Laporte, Nacho, Vivian, Cubarsí, Grimaldo, Cucurella.

Mesfushorë: Zubimendi, Rodri, Mikel Merino, Fabian Ruiz, Pedri, Marcos Llorente, Fermin, Aleix Garcia, Baena.

Sulmues: Lamine Yamal, Ferran, Dani Olmo, Nico Williams, Ayoze, Morata, Joselu, Oyarzabal. 

Go to TOP