Spanja dominon kundër Italisë, por nuk e gjen golin në pjesën e parë

Ka përfunduar pa gola pjesa e parë në mes të Spanjës dhe Italisë që po zhvillohet në rrethin e dytë të fazës së grupeve në Euro 2024, përkatësisht në Grupin B.

Ndeshjen më mirë e nisën spanjollët, duket rrezikuar me anë të Pedrit, që nuk ia doli të shënonte me kokë nga afërsia.

Spanja vazhdojë me dominim, duke marrë lojën nën kontroll, ndërsa italianët nuk kishin shumë nga loja me top.

Në minutën e 24-të, Alvaro Morata detyroi Gianluigii Donnarumman të bënte një intervenim brilant.

Fabian Ruiz (41′) testoi bashkëlojtarin e tij te PSG, por që gardiani italian ishte shumë i vëmendshëm.

Në 45 minutat e parë u pa një lojë shumë fizike, sidomos nga Azzurët, që bënin ndërhyrje të ashpra.

Pjesa e dytë me gjasë do të prodhojë së paku një gol, me dy kombëtaret që duan pikët e plota për ta siguruar kalimin në fazën e eliminimit direkt.

Go to TOP