Sot luhen tri ndeshje në Euro 2024

`Euro 2024` vazhdon edhe sot, kurse në program janë tri ndeshje për t’u zhvilluar.

Gjatë ditës do të luhen dy ndeshje të Grupit D dhe një ndeshje e grupit E.

Ndeshja hapëse do të jetë ajo mes Sllovakisë dhe Ukrainës e cila do të nis me fillim nga ora 15:00.

Në këtë ndeshje Ukraina do të vihet në kërkim të fitores së parë pas humbjes që pësuan ndaj Rumanisë, ndërsa Sllovakia do synojë ta sigurojë kualifikimin në raundin tjetër me një fitore.

Kruse me fillim nga orën 18:00 në “Olympiastadion” të Berlinit do të takohen Polonia me Austrinë. Këto dy kombëtare deri tash nuk kanë arkëtuar asnjë pikë

Përballja e dy titanëve Holandës dhe Francës do të luhet me fillim nga orën 21:00 në “Red Bull Arena” të Leipzigut.

Të dyja ekipet kombëtareve kanë arkëtuar nga tri pikë pas fitoreve ndaj Polonisë dhe Austrisë respektivisht.

Sot do kërkojnë që ta sigurojnë biletën e kualifikimit tutje.

Go to TOP