Sot ditë zie në Kosovë në nderim të kolosit, Ismail Kadare

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë vendim që dita e mërkurë, përkatësisht 3 korriku të shpallet ditë zie shtetërore, në nderim të kolosit të letrave shqipe, shkrimtarit shqiptar me famë botërore, të ndjerit Ismail Kadare.

“Zija shtetërore do të jetë gjatë ditës së mërkurë, ditën kur edhe varroset i ndjeri Ismail Kadare, ndërkaq Protokolli i Shtetit ngarkohet që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Kurse Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, njofton se në datën 3 korrik 2024, nga ora 10:00 – 16:00 hap librin e ngushëllimeve për ndarjen nga jeta të personalitetit të shquar të letrave shqipe, shkrimtarit të madh Ismail Kadare.

Ngushëllimet mund të shprehen edhe në formë elektronike në adresën [email protected]

Go to TOP