Soboslai akuzon stafin mjekësor: U vonuan, Varga s’merrte dot frymë!

Dominik Soboslai ka qenë mbrëmë protagonist në ndeshjen mes Hungarisë dhe Skocisë. Mesfushori i Liverpool ishte njëri nga më të mirët për ekipin e Rosit, i cili mori tri pikët e para në këtë turne falë golit në minutën e 100’.

Gjithashtu Dominik Soboslai tërhoqi vëmendjen e publikut edhe në episodin kur shoku i tij i skuadrës, Varga, u përplas dhunshëm me portierin e Skocisë, Glyn. Dyluftimi ishte i rëndë pasi Varga ka humbur tashmë Evropianin, nëse Hungaria do të kualfikohet, pasi ka pësuar fraktura të shumta në fytyrë.   

“Nuk e di si është protokolli, por mendoj se kur dikush humb ndjenjat në fushë atëherë stafi mjekësor duhet që të futet në fushë pa pritur miratimin e askujt. Unë isha shumë pranë Vargës kur pësoi atë lëndtim dhe e ndihmova, por vura re se nuk merrte dot frymë. Ishin momente dramatike”, rrëfeu Dominik Soboslai.

Go to TOP