Sllovakia po e befason Anglinë

Sllovakia po e befason Anglinë në ndeshjen e 1/16-tës së finales së Euro 2024, duke kryesuar 1-0 pas pjesës së parë.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Francesco Calzona ka shënuar golin e vetëm deri tani në minutën e njëzet e pestë me anë të Schranz.

Përveç golit, sllovakët kanë pasur edhe dy raste të tjera të rrezikshme: fillimisht nga Hancko në minutën e katërt dhe më pas nga Haraslin në minutën e njëmbëdhjetë.

Për anglezët mbetet në dispozicion ojesa e dytë për ta kërkuar ndryshimin e rezultatit.  

Go to TOP