Shqiptari vritet me plumb në kokë/ Dëshmitarët: Na u tha; mos dilni, ka një vrasje…..

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Strasburgut në Francë, ku një shqiptar u qëllua këtë mëngjes të mërkurë për vdekje me një plumb në kokë dhe tjetrin në gjoks.

Ata që janë tronditur më shumë nga kjo ngjarje janë dëshmitarët në vendngjarje.

‘E pashë viktimën të shtrirë në tokë, – tha fillimisht një nga dëshmitarët.

Dëshmitarët rrëfejnë për atë që panë dhe dëgjuan.

Ndërkohë që autorët e dyshuar të kësaj ngjarje janë ende në kërkim.  

Viktima u vra të mërkurën në mëngjes në kryqësimin e rrugëve Frères Eberts dhe rrugës Livio, në lagjen Plaine-des-Bouchers në Strasburg.

‘Për momentin janë në kërkim dy persona të moshës së të tridhjetave; njëri duhet të jetë vrasësi, ndërsa tjetri shoferi, sepse të dy u larguan me të njëjtin mjet’-tha një nga burimet e policisë së Strasburg

‘Po hetojmë brenda një larje hesapesh në komunitetin shqiptar’,- tha i njëjti burim/

‘Pashë një burrë që ra në tokë. Parkoi në orën 9.15 të mëngjesit, ndërkohë që pashë në krahun tjetër të rrugës të njëjtin të shtrirë në tokë dhe tre mjekë që po kërkonin që ta kthenin në jetë,-tregoi Youssef, 27 vjeç, që thotë se ishte dëshmitar i skenës.

Krimi në fakt ndodhi rreth orës 9.00 të mëngjesit.

‘Dëgjuam të shtëna’

‘Sapo dëgjuam të shtëna; tha një burrë në një restorant të zonës.

‘Ndodhi gjithçka shumë shpejt’,- shtoi një tjetër.

Viktima mendohet se është goditur me një plumb në kokë dhe një tjetër në gjoks.

Është i kombësisë shqiptare, gjithmonë sipas një burimi të policisë.

‘Na u tha: mos dilni, ka pasur një vrasje’

‘Pasi dëgjova një zhurmë të madhe,- mendova se kishte rënë ndonjë paletë,- një person me pallto të bardhë erdhi për të na thënë: ‘Mos dilni, ka një vrasje, dikush u qëllua”, dëshmon një tjetër punëtor

‘Policia më thirri për të më kërkuar të shfrytëzoja imazhet e kamerës ÇTV të vendosur në parkingun tim,’- tha një tjetër burrë, institucioni i të cilit mbikëqyr skenën e krimit.

‘Për fat të keq, nuk mund të shihej asgjë në pamje,’ thotë ai, para se të shtonte: “Ne duhet të vendosim kamera kudo!’

‘Kjo është hera e parë që diçka e tillë ka ndodhur në lagje’,- reagoi një burrë, dyqani i të cilit u detyrua të mbyllej gjatë operacionit të policisë.

Go to TOP