Shpëtim Duro, trajner i Suharekës

Shpëtim Duro do të jetë trajneri i Suharekës, skuadrës që sapo ka hyrë në Superligën e Kosovës në futboll.

Njoftimi për marrëveshjen është bërë nga klubi nga qyteti me të njëjtin emër.

“Të nderuar adhurues dhe simpatizantë të klubit tonë ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje bashkëpunimi për të marrë drejtimin e skuadrës me kryetrajnerin Shpëtim Duro. Timonieri nga Shqipëria do drejtoj skuadrën tonë drejt synimeve të rradhës tashmë pjesë e elitës së futbollit Kosovar, Duro trajner me shumë eksperiencë ku së fundmi ishte pjesë e FC Struga nga Maqedonia ku vitin e kaluar arriti të shpallej kampion dhe të ishte pjesë e garave europiane, në të kaluarën ka udhëhequr me sukses skuadra si KF Partizani, KF Shkëndija, FC Drita, FC Kukësi e KF Laçi”, ka theksuar Suhareka. 

Sipas njoftimit, Kryesia e klubit ishin të pajtimit që t’i besojnë trajnerit Duro për udhëheqjen e skuadrën ku u betuan që do qëndrojnë afër me kushtet dhe gjitha mundësitë që klubi të shkëlqejë në Superligë.

“Në anën tjetër trajneri theksoi se së bashku të bashkuar do punojmë maksimalisht dhe me plan projekt profesional”, ka thënë klubi suharekas. /Kosova.info/

Go to TOP