Shpërthim në një veturë në Suhodoll të Mitrovicës, policia jep detaje

Një shpërthim ka ndodhur brenda një automjeti, në fshatin Suhudoll të Mitrovicës.

Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.

Hoti ka thënë se nuk ka të lënduar, ndërsa nga shpërthimi është dëmtuar rëndë pjesa prapa e veturës.

Policia është ende në fazën e mbledhjes së informatave të mëtejshme.

Go to TOP