Shoferi humb kontrollin e makinës dhe përmbyset në Pogradec-Korçë, shkak shpejtësia

Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në aksin rrugor Pogradec-Korçë, në afërsi të fshatit Çërravë.

Burime bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit nga shpejtësia tej normave të lejuara ka humbur kontrollin duke sjellë dhe përmbysjen e mjetit në rrugë.

Te njëjtat burime thanë se në momentin e aksidentit në mjet kanë qenë një çift bashkëshortësh të cilët për fatin e mirë nuk kanë pësuar dëmtime.

Policia po punon per zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti por paraprakisht mendohet se shpejtësia dhe përgjumja janë bërë shkak i këtij aksidenti.

Go to TOP