Semi Jaupaj bën një tjetër ndryshim drastik në dukje

Këngëtarja e njohur, Semi Jaupaj, një nga personazhet më të spikatur të ekranit që guxon të ndryshojë pamjen e saj, ka bërë një tjetër ndryshim së fundmi.

Vetëm një ditë më parë, ajo ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi të reja ku tregonte ndryshimin dramatik që ka bërë me flokët.

Ish-banorja e edicionit të parë të Big Brother VIP Albania, nuk është më me flokë të shkurtër dhe as me ngjyrën ‘ginger’.

Semi ka vendosur që kësaj radhe të zgjasë flokët dhe t’u japë një nuancë krejtësisht të re nga ajo që kishte më parë.

Fansat duket se e kanë pritur mjaft mirë këtë ndryshim të Semit, pasi kanë mbushur postimin e saj me komplimente.

“Epokë e re”, ka shkruar këngëtarja krahas këtyre fotografive që morën tërë vëmendjen e ndjekësve.

Go to TOP