Sekuestrohen 13 kilogramë kanabis sativa/ Në pranga 45-vjeçari

Një 45-vjeçar me inicialet A.B. dhe banim në Borsh të Himarës, ka përfunduar në prangat e policisë, që sekuestroi 13 kg kanabis sativa. 

NJOFTIM

DVP Vlorë/Vijon puna e pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohen 13 kilogram lëndë narkotike e dyshuar cannabis sattiva, vihet në pranga poseduesi i tyre.

Seksioni për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Vlorë, në zbatim të planit të masave për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas mbante lënde narkotike në banesë, kanë organizuar punën për kapjen e tij. Si rezultat është arrestuar në flagrancë shtetasi:

A. B., 45 vjeç, banues në Borsh, Himarë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 13 kilogramë lënde narkotike cannabis në formë boçeje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Go to TOP