“Së shpejti do të vihet në vend drejtësia”, thotë Begaj për masat e BE-së ndaj Kosovës

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka deklaruar se masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës janë të padrejta, duke shtuar se shumë shpejtë drejtësia duhet të vihet në vend.

Begaj po ashtu ka thënë se raportet me Kosovës dhe Shqipërisë janë shumë të mira.

Ai ka thënë se do të vazhdojnë të bëjnë detyrën e tyre në të mirën e qytetarëve.

“Relacionet mes dy qeverive janë shumë të mira, bashkëpunimi është shumë i mirë. Do të vazhdojmë të bëjmë detyrën, të bashkëpunojmë në të mirë të qytetarëve tanë”, tha Begaj.

Ndërsa, ka theksuar se masat e vendosura ndaj Kosovës duhet të hiqen sa më shpejtë.

“Masat e BE për Kosovën janë të padrejta dhe besoj se shumë shpejtë do të vihet në vend drejtësia”, ka theksuar presidenti shqiptar.

Këto komente, Begaj i bëri pas vizitës së tij në Komunën e Drenasit, pasi u shpall edhe “qytetar nderi”, i kësaj komunë.

Go to TOP