Rruga e Kosovës për vizat

Kosova mbetet vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që qytetarët e saj ende kanë nevojë për viza për të udhëtuar ne vendet e Bashkimit Evropian.Kosova është në pritje për heqje te vizave që nga viti 2008.

2008 – Nis dialogu për liberalizimin e vizave me pesë shtetet e Ballkanit Perëndimor.Komisioni Evropian dorëzon udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave per Shqiperinë,Serbinë,Maqedoninë e Veriut,Malin e Zi,dhe Bosnjën e Hercegovinën.Udhërrëfyesi nuk i dorëzohet Kosovës.

2009- Komisioni Evropian rekomandon liberalizimin e vizave për qytetarët e Serbisë, Malit të Zi, dhe Maqedonisë së Veriut.Shqipëria dhe Bosnjë e Hercegovina nuk marrin rekomandimin,meqë konsiderohet se nuk i kane ërmbushur kriteret.Kosova , qe nuk e kishte marrë udhërrëfyesin nga KE-ja ,cilësohet si vend ku ”kërkesat teknike për liberalizimin e vizave ende nuk janë përmbushur.

2010-Vizat hiqën për Shqiperinë dhe Bosnjën e Hercegovinën.

2012-Kosova merr udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave .Numri i kritereve është dyfish më i madh ne krahasim me udhërrëfyesin për shtetet e tjera te rajonit.

2018- Komisioni Evropian konsideron se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe i rekomandon shtetëve anëtare të Bashkimit Evropian heqjen e regjimit të vizave .

2018 – Parlamenti Evropian (një nga dy instucionet që duhet te vulosë vendimin) voton për liberalizimin e vizave per qytetaret e Kosovës.Vendimi final mbetet te Keshilli i Ministrave.Aty nevojitet shumicë e kualifikuar që të kalojë ky vendim.Votimi për liberalizimin e vizave për Kosoven nuk është prezantuar asnjëhere në takimet e minastrave të BE-së .

Go to TOP