Rriten kapacitetet prodhuese të prodhuesve vendor!

Po vazhdojnë lajmet e mira nga prodhuesit vendor!

Fabrika e prodhimit të letrës higjienike Flutra ka bërë dje përurimin e hapësirave të reja prodhuese, kështu duke zgjeruar kapacitetet prodhuese.

Jemi të lumtur që kërkesat e shumta dhe zgjerimi i tregut kanë bërë që prodhuesit tanë të rriten dhe vazhdimisht të investojnë në kapacitete të reja dhe rrjedhimisht në krijimin e vendeve të reja të punës.

Lajme si ky tregojnë që prodhimet Made in Kosova kanë filluar të fuqizohen dhe të jenë lidere në tregun vendor, por edhe janë mjaftë të konkurrueshme edhe në tregun ndërkombëtar. Cilësia dhe përkushtimi do të jenë gjithmonë ajo çka i veçon këto prodhime dhe do të mundësoj zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë dhe vendit tonë.

Flutra është brend i kompanisë prodhuese EuroKosova shpk dhe është kompani lidere në fushën e prodhimit të letrës higjienike. Flutra prodhon letra për kuzhinë me madhësi të ndryshme, letra për duar në mënyrë C-Fold dhe Z-Fold, salveta, dhe letra për tualet. Të gjitha këto produkte të letrës ofrohen me një apo shume shtresorë, aromatik, dhe janë të riciklueshme, të përbëra nga 100% celulozë.

I urojmë shumë suksese kompanisë dhe shpresojmë që lajme të tilla të kemi në vazhdimësi /Kosova.info/

Go to TOP