Rrënohet objekti pa leje në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë

Inspektorët e Ndërtimit kanë rrënuar sot objektin pa leje të ndërtuar së fundmi në rrugën magjistrale Prishtinë-Mitrovicë.

Ndërtuesi i këtij objekti asnjëherë nuk është paraqitur në Inspekcion, pavarësisht thirrjeve dhe urdhëresave të inspektorit të zonës. Rrjedhimisht, nuk ka prezantuar as dokumentacionin e nevojshëm për ndërtim të objektit – lejen ndërtimore dhe dokumentet përcjellëse.

Drejtoria e Inspekcionit përsërit thirrjen: Mos ndërtoni pa leje, sepse rrënimi është i pashmangshëm! /Kosova.info/

Go to TOP