Ronaldo i jep avantazhin United pas pjesës së parë me një gol të bukur (VIDEO)

Manchester United është në avantazh pas pjesës së parë ndaj skuadrës së Tottehnam.

Cristiano Ronaldo ka realizuar golin e vetëm gjatë këtyre 45 minutave të parë, duke e konkretizuar në gol një pasim të bukur nga bashkëkombasi i tij, Bruno Fernandes në minutën e 39-të.

Për të parë golin e Ronaldos klikoni këtu – VIDEO

Portugezi tani ka shënuar më shumë gola kundër Tottenhamit në të gjitha garat sesa kundër çdo klubi tjetër anglez (11 në 19 paraqitje) – si dhe tani ka shënuar në secilën nga 6 ndeshjet e tij të fundit kundër Spurs për Man Utd dhe Real Madrid.

Go to TOP