Ronaldo: E di nga eksperienca që nuk do jetë ndeshje e lehtë ndaj Atalantas

Ylli i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo ka reaguar para ndeshjes së radhës ndaj Atalantas, në kuadër të xhiros së katërt në fazën grupore të Ligës së Kampionëve.

“Djajtë e Kuq” pas fitores në “Old Trafford” do udhëtojnë në Itali me qëllimin që të arkëtojnë sërish pikët e plota

Ronaldo ka shkruar në “Facebook” para kësaj përballje, duke e cilësuar Atalantan si një skuadër shumë të fortë.

“Rikthehem në Itali, shtet që me mirëpriti mirë dhe familjen time, vend i mrekullueshëm që do jetë gjithmonë në zemrën time”.

“E di nga eksperienca që asnjëherë nuk është lehtë të luash në Bergamo ndaj një skuadre si Atalanta, por do bëjmë më të mirën për të mbajtur vendin e parë në grup”.

“Kjo është Liga e Kampionëve dhe ne jemi Manchester United! Jemi aty ku e meritojmë. Le të shkojmë Djajtë”, shkroi ai.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Përballja mes Atalantas dhe Man Unitedit zhvillohet nesër dhe nis në ora 21:00.

Go to TOP