Rezultatet preleminare: Ja kush fitoi në Preshevë

Përfundon procesi zgjedhor për zgjedhjet lokale në Preshevë këto janë rezultatet preleminare pas orës 22:00.

Sipas informacioneve që Presheva.AL ka siguruar votat janë numëruar në 35 njësi dhe rezultatet po priten vetëm në dy njësi të fshatit Raincë.

Rezultatet preliminare për 35 njësi e nxjerrin fitues PVD-në me 3878 vota, e dyta renditet PDSh me 2847 vota dhe APN është e treta me 2678 vota, LR ka fituar 1941 vota dhe renditet në vendin e katërt, rritje të madhe ka pasur Aleanca për Luginën e cila ka zënë vendin e pestë me 1136 vota, UDSh ka fituar 557 vota dhe renditet në vendin e gjashtë dhe të fundit është Lista Serbe me 633 vota.

Go to TOP