Rebrov: Pjesëmarrja e Ukrainës në kohë lufte ishte fitore

Pjesëmarrja në një turne të madh gjatë kohës së luftës ishte fitorja më e madhe për Ukrainën, ka deklaruar trajneri i ekipit ukrainas, Serhiy Rebrov.

Ukraina ka barazuar pa gola me Belgjikën të mërkurën, duke mos arritur të kalojë grupin, pavarësisht se kishte pikë të barabarta me Rumaninë, Belgjikën dhe Sllovakinë, që kaluan më tej.

“Ne treguam karakterin e kombit tonë. Jemi gati 900 ditë në luftë dhe mendoj se sot ishte shumë e rëndësishme për t’u treguar njerëzve në Evropë, për t’i treguar popullit tonë në Ukrainë, se ne ende po luftojmë… Ishte shumë e rëndësishme për ne të përfaqësohemi këtu,” ka thënë Rebrov.

Trajneri ukrainas ka folur për reagimin e ekipit pas humbjes në ndeshjen e parë kundër Rumanisë dhe fitores në ndeshjen e dytë ndaj Sllovakisë.

“Ne nuk bëmë mirë ndeshjen e parë, por ju e dini që në jetë bëhen disa gabime dhe më pas është shumë e rëndësishme se si reagohet. Mendoj se ne reaguam mirë”, është shprehur ai.

Go to TOP