Ramadani: Luajtëm futboll të mirë, treguam kulturë në tribuna

Pas përfundimit të ndeshjes kundër Spanjës, ku Shqipëria humbi me rezultatin 1:0 në Grupin B, mesfushori Ylber Ramadani shprehu krenarinë me paraqitjen e ekipit në këtë Evropian.

“Mendoj se bëmë gjithçka, sidomos në pjesën e dytë për të bërë diçka në këtë ndeshje, por ishim të pafat në disa momente. Jam krenar për ekipin tim për atë që bënë sonte dhe në këtë turne. Nuk ishte e lehtë të luanim kundër Spanjës, ata luanin me një numër të rremë në sulm. Ata gjithmonë vinin pas meje kështu që kjo nuk ishte e lehtë për mua”, tha Ramadani.

Ai gjithashtu ndau ndjenjat e tij të krenarisë për ekipin dhe vendin e tij: “Ndjej krenari për ekipin tim, për vendin tim për atë që bëmë në këtë turne. Luajtëm futboll të mirë, tifozeria tregoi kulturë në tribuna, në qytete dhe duhet të vazhdojmë kështu për më shumë në të ardhmen”, tha Ramadani, duke i falënderuar të gjithë tifozët shqiptar nga mbarë bota që i dhanë përkrahje Kombëtares kuqezi.

Go to TOP