Ramadani: E kemi studiuar Spanjën dhe do t’i bëjmë shqiptarët të gëzohen

Pak minuta para ndeshjes së Shqipërisë dhe Spanjës, foli Ylber Ramadani. Mesfushori theksoi se skuadra është gati për të dhënë gjithçka në fushë dhe për të marrë tre pikëshin. Ndër të tjera, Ramadani shtoi se mund t’ia dalin nëse luajnë të bashkuar ashtu si ndaj Kroacisë.

“Jemi përgatitur shumë mirë dhe kemi dëgjuar që ata luajnë me ekip të dytë, por ata nuk kanë ekip të dytë. Do të futemi në fushë për të lënë gjithçka dhe për të marrë rezultatin që duam. Sa punë duhet për ti ndalur? Ne jemi gati, e gjitha mesfusha është gati, i kemi studiuar dhe duam të gëzojmë të gjithë shqiuptarët anëmbanë botës.

Duhet të vrapoj, nuk do të mbulojmë një për një, duhet të jemi të bashkuar ashtu siç luajtëm ndaj Kroacisë dhe besoj ia dalim”, u shpreh Ramadani.

Go to TOP