Rama: Skuadra shqiptare largohet nga ky Evropian me kokën lart

Kryeministri Edi Rama falënderoi sot kombëtaren shqiptare të futbollit për pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian të futbollit EURO2024, që po zhvillohet në Shqipëri.

Në një postim në rrjetet sociale, pas ndeshjes së Shqipërisë me Spanjën, ku humbi me rezultatin 0-1, Rama tha se skuadra shqiptare largohet nga ky Evropian me kokën lart.

“Nga goli më i shpejtë i Evropianëve deri në sekondën e fundit të këtij Europiani, Kombëtarja Kuqezi e kreu misionin e saj të pamundur duke luajtur futbollin më të mirë ndonjëherë në historinë e saj dhe me mbështetjen fantastike të dallgës kuqezi së lojtarit të 12”, theksoi Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se “sot skuadra jonë largohet nga ky Evropian me kokën lart, për t’u rikthyer në fushë më tej me një eksperiencë shumë të vyer, e cila i mungonte krejtësisht përballë tre nga fuqive më të mëdha të futbollit, që u përballën me një Shqipëri të vogël, por me dinjitet të pamohueshëm nga askush”.

Në tre ndeshjet e zhvilluara në Gjermani, kombëtarja shqiptare u mund nga Italia me rezultatin 2-1, barazoi me Kroacinë me rezultatin 2-2 dhe sot humbi ndaj Spanjës, me rezultatin 0-1. /Kosova.info/

Go to TOP