Rahoveci kampion i Kosovës, ‘rrëzon’ Besa Famgas-in

Merr fund sundimi i Besa Famgas në hendbollin e Kosovës.

Rahoveci është kampion i ri i Kosovës për sezonin 2023/24 pasi sonte triumfoi në ‘Karagaçi’ ndaj Besa Famgas, me rezultat 24-29, në ndeshjen e dytë të play-off-it.

Hendbollistët e Rahovecit shfaqen lojë më të mirë se pejanët, duke dominuar në parket.

Fituesi pothuajse u përcaktua në pjesën e parë, të cilën Rahoveci e fitoi me dhjetë gola dallim 21:11.

Në pjesën e dytë, tashmë kampionët, vetëm e menaxhuan ndeshjen dhe në fund triumfuan më pesë gola epërsi (24-29).

Ky është titulli i parë i kampionit për Rahovecin, skuadër kjo që pak vjet më parë është konsoliduar si klub dhe ka nisur ngritjen graduale.

Edicionin e kaluar ishte prej ekipeve më të mira, ndërsa këtë edicion ishte bindshëm më i miri.

Go to TOP