Qytetari nga Kaçaniku dorëzon në polici portofolin e gjetur

Sot rreth orës 11:55, Fidan Dema 22 vjeçar, nga fshati Bob i Kaçanikut ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të humbura në rrugën “Ismajl Raka”.

Portofoli i përkiste qytetarit Beqir Koxha i moshës 68 vjeçare, nga Kaçaniku. Ai menjëherë portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor.

Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit Beqir Koxhës i kthehen paratë 32.00 euro dhe dokumentet e tij (patentë shoferi , letërnjoftimi dhe dokument tjera).

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka falënderuar qytetarin Fidan Demën për gjestin human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur në stacionin e policisë.

Go to TOP