Qosja: Emri i Kadaresë, i pavdekshëm

Akademiku Rexhep Qosja i ka shprehur ngushëllime familjes së Kadaresë, duke thënë se kohë pas kohe mes vete kanë pasur gjykime e vlerësime polemike.

“Në letërsinë evropiane është bërë historike bindja e pranuar prej krijuesve më të shquar evropianë se ata që polemizojnë me njëri tjetrin ata polemizojnë sepse e nderojnë dhe e duan njëri tjetrin. Familjarët e Ismail Kadaresë dhe të pikëlluarit e tjerë i ngushëlloj me besimin se ndarja e Ismail Kadaresë nga jeta është vetëm një ndarje trupore. Emri i tij dhe jetëshkrimi i tij janë të gjithmonshëm, sepse janë emër dhe jetëshkrim të pavdekshëm, janë historikë”, ka shkruar ai në ‘Facebook’. /Kosova.info/

Go to TOP