Putin rishqyrton doktrinën e armëve bërthamore

Vizita shtetërore e Putinit në vendet aziatike, vjen pasi Moska kërkon të forcojë lidhjet me këto vende për të kompensuar izolimin në rritje ndërkombëtar të vendit të tij, për veprimet ushtarake në Ukrainë.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se po shqyrton ndryshimin e doktrinës së armëve bërthamore të Rusisë për shkak të zhvillimit të pajisjeve bërthamore shpërthyese me fuqi ultra të ulët nga kundërshtarët e vendit të tij, transmeton euronews.

Deklaratat u bënë gjatë një konference për shtyp në kryeqytetin e Vietnamit, Hanoi, ku ai ishte për një vizitë shtetërore.

Gjatë vizitës, Putin nënshkroi të paktën një duzinë marrëveshjesh me homologun e tij vietnamez, duke përfshirë një ofertë për të furnizuar Vietnamin me lëndë djegëse fosile.

Putin dhe presidenti To Lam ranë dakord të bashkëpunojnë më tej në arsim, shkencë dhe teknologji, kërkimin e naftës dhe gazit dhe energjinë e pastër. Të dy vendet ranë dakord gjithashtu të punojnë në një udhërrëfyes për një qendër të shkencës dhe teknologjisë bërthamore në Vietnam.

Go to TOP