Protestë para ministrisë së Brendshme, të rinjtë shtrihen në tokë në shenjë solidarizimi me familjen 4 anëtarëshe që humbi jetën në aksident

Disa të rinj së bashku me biçikletat e tyre, bllokuan rrugën dhe u shtrinë në tokë për mungesën e përgjegjësisë së institucioneve shtetërore përballë ngjarjeve kaq tragjike.

Një çift, së bashku me dy fëmijët e tyre ndezën qirinj para Ministrisë së Brendshme, me arsyetimin se ky është institucioni që duhet të marrë masa për parandalimin e aksidenteve.

Eduart Gushi 44 vjeç, bashkëshortja e tij Silvana 33 vjeçe dhe dy vajzat e çiftit, Anastasia dhe Eva, 14 dhe 9 vjeç u shuan në aksidentin tragjik të kësaj të premteje.

Familja sapo ishte kthyer nga Greqia dhe ishte duke shkuar me pushime në bregdet, kur makina e tyre u përplas nga Audi, në timonin e së cilës ndodhej 22-vjeçari Igli Madani. Ky i fundit u arrestua nga policia.

Dhjetëra qytetarë i janë bashkuar mbrëmjen e së premtes një proteste të mbajtur para Ministrisë së Brendshme në shenjë solidarizimi me 4 anëtarët e një familje nga Patosi, të cilët humbën jetën në një aksident tragjik në aksin rrugor Fier-Vlorë.

Go to TOP