Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ndalon një person për spiunazh

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ndaluar një person për veprimtari spiunazhi.

Përmes një njoftimi për medie, Prokuroria Speciale e Kosovës bën të ditur se pas zhvillimit të hetimeve disa mujore në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe Policinë e Kosovës – Drejtorinë Kundër Terrorizmit sot në mbrëmje, në regjionin e Mitrovicës ka arrestuar një person.

“Prishtinë, më 26 qershor 2024, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pas zhvillimit të hetimeve disa mujore në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe Policinë e Kosovës – Drejtorinë Kundër Terrorizmit sot në mbrëmje, në regjionin e Mitrovicës ka arrestuar një person. I arrestuari A.V. dyshohet për kryerjen e veprës penale “Spiunazhi”, nga neni 124 të KPRK-së”, thuhet në njoftim. /Kosova.info/

Go to TOP