Prizren: Vizitë nga Haskuka në lokacionet e shtëpisë e moshuarit si dhe kujdesi ditor në ndërtim

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale, Islam Thaqi kanë inspektuar punimet që po realizohen për ndërtimin e “Shtëpisë për të Moshuar” në lagjen Dardania dhe objektin e “Qëndrimit Ditor për të Moshuar” në lagjen Terzimahallë transmiton Kosova.info.

Te moshuarit, prinderit e gjysherit tane, kane nevoje per nje perkujdesje te shtuar familiare, por edhe institucionale. Andaj, per te moshuarit e komunes sone po i ndertojme dy objekte, “Shtepine e te moshuarve” ne lagjen Dardania dhe “Qendrim Ditori per te Moshuar” ne lagjen Terzimahalle.

Sot së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale, Islam Thaqi kemi parë nga afër punimet që po i realizojmë për këto dy objekte.
Shtepia e te Moshuarve është projekt i trashëguar nga qeverisja e kaluar, i cili është vonuar për shkak të papërgjegjësisë së operatorit ekonomik. Kontratën me këtë operator e kemi shkëputur, ndërkaq me kontratën e re të nënshkruar tanimë këto punime janë duke u zhvilluar me një intensitet të lartë. Si rezultat i kësaj, projekti do të përfundojë së shpejti, ndërkaq funksionalizimi i saj do të bëhet në vitin 2022, kur do të bëhet edhe rekrutimi i stafit të saj. Ky objekt do te ofroje qendrim terditor per 30 te moshuarm me te gjitha kushtet e nevojshme dhe te parapara me standardet per ofrimi e sherbimeve sociale.
Në anën tjetër, po i vazhdojmë punimet edhe për objektin e Qendrimit Ditor, ku të moshuarit mund të kalojnë një pjesë të ditës së tyre, me aktivitete të ndryshme sociale e rekreative, por edhe përkujdesje mjekësore për shëndetin e tyre.
Uroj që punimet për këto qendra të vazhdojnë sipas planit dinamik dhe të përfundojnë duke krijuar ambiente kualitative për të moshuarit tanë.

Go to TOP