Prishtinë, 478 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 73 për vepra penale

Zyrtarët policor të rajonit Prishtinës, gjatë javës që lamë pas në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, kanë realizuar; 478  urdhëresa të gjykatës, prej tyre 73 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj.

Sipas njoftimit të policisë në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore,  personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.

Tuje thuhet se aktivitetet policore janë shtrirë  edhe në segmente të tjera të sigurisë.

“Kësisoj në harkun e njëjtë kohor janë sekuestruar  4 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe dhjetëra municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq aktivitetet policore  në sferën e sigurisë në trafikun rrugor kanë qenë më të theksuara.

– Në po të njëjtën periudhë kohore, nga aktivitete të tilla ka rezultuar shqiptimi 3285  masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor.

Go to TOP