Prishtinasit pushojnë në dy parqe

Temperaturat e larta i kanë shtyrë qytetarët e kryeqytetit që edhe këtë të shtunë ta kalojnë në dy parqet e kryeqytetit, në Taukbaqe e Gërmi. Prishtinasit këto dy parqe i shfrytëzojnë për arsye shëndetësore e rekreative.

Pothuajse të gjitha hijet ishin të zëna gjatë së shtunës në parkun “Tokbahqe” dhe në Parkun e Gërmisë.

Kjo si shkak i temperaturave të larta të ditëve të fundit. Qytetarët tregojnë se si po i përballojnë ditët e nxehta të qershorit.

Gjatë stinës së verës nga mjekët këshillohet për kujdes të shtuar.

Grupet me të rrezikuara nga i nxehti konsiderohen të moshuarit, fëmijët, gratë shtatzëna dhe personat me probleme kardiovasulare. Ndaj u këshillohet që këta persona të evitojnë daljet në kohen kur temperaturat janë më të larat”.

Mot me diell por me vranësira të pjesshme janë paralajmëruar nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës edhe gjatë javës së ardhshme.

Go to TOP