Prishtina arrinë fitore ndaj Inter D’escaldes, kalon në fazën tjetër të Champions

Prishtina ka arritur të fitoj ndeshjen ndaj Inter d’Escaldes me rezultat 2-0, në kuadër të finales së parakualifikimeve për Ligën e Kampionëve, shkruan Insajderi.

Kryeqytetasit e nisën ndeshjen më mirë, duke radhitur tastet para portës së skuadrës nga Andorra.

Në minutat e fundit të pjesës së parë, bardh e kaltrit shtuan presionin ku edhe ia arritën qëllimit.

Endrit Krasniqi i dha epërsinë fillestare prishtinasve në fund të kësaj pjese.

Kampionët e Kosovës e nisën mirë edhe pjesën e dytë, ku krijuan raste të shumta për shënim

Në minutën e 58-të, ishte sërish Endri Krasniqi që shëndrron në gol asistimin e Mendurim Hotit për rezultatin 2-0.

Pas golit të dytë, kryeqytetasit e menaxhuan lojën më mirë, duke krijuar edhe disa raste tjera për shënim, por përkundër tyre, rezultati nuk ndryshoi.

Me këtë fitore Prishtina kalon në raundin e parë për kualifikime në Ligën e Kampionëve, ku do të përballet me Ferencvarosin e Hungarisë.

Go to TOP