Presidentja Osmani nesër pret në takim kryetaren e Kuvendit të Sllovenisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të hënën do të presë në takim kryetaren e Kuvendit të Sllovenisë, Urshka Klakoçar Zupançiq.

Takimi pritet të fillojë nga ora 12:30, ka njoftuar zyra për informim e Presidencës

“Në orën 12:30, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Kryetaren e Kuvendit të Sllovenisë, Urška Klakočar Zupančič. Mediat mund të marrin pamje tek pritja në hyrje të Presidencës dhe në fillim të takimit”, thuhet në këtë njoftim. /Kosova.info/

Go to TOP