Përfaqësuesja e Kosovës në pingpong pjesëmarrëse në Kampionatin Ballkanik për Senior/e

Sot përfaqësuesja e Kosovës në pingpong ka udhëtuar për në Bosnje dhe Hercegovinë, ku nga data 23 deri me 27 gusht do të mbahet Kampionati Ballkanik për Senior/e.

Në kategorinë e femrave Kosova do të përfaqësohet nga Linda Zeqiri, Shega Hashani, Alma Mehmeti dhe trajneri Jeton Azizi, kurse në kategorinë e meshkujve Kosovën do ta përfaqësojnë: Kreshnik Mahmuti, Fatih Karabaxhaku, Blend Hajdari dhe trajneri Dardan Imami. Udhëheqës i delegacionit dhe delegat në kongresin e Unionit Ballkanik do të jetë Ridvan Hashani, anëtar i Bordit Ekzekutiv të FPPK-së.

Duke pasur parasysh paraqitjet e mira në kampionatet e kaluara, shpresojmë në rezultate te mira nga përfaqësuesja jonë në këtë kampionat. /Kosova.info/

Go to TOP