Poulsen beson në forcën e Danimarkës kundër Gjermanisë

Sulmuesi i Danimarkës, Yussuf Poulsen, ka shprehur besimin në aftësitë e skuadrës përpara ndeshjes me Gjermaninë.

Dy kombëtaret do të përballen në 1/16 të finales së Euro 2024.

“Ne jemi një ekip shumë i mirë, ne mbrohemi shumë mirë dhe kemi sulmues të mirë që mund të tregojnë veten ndaj gjermanëve, jam i sigurt”, ka thënë ai. “Ne kemi luajtur kundër njëri-tjetrit më parë dhe ishte një ndeshje e barabartë. Sigurisht që ne pamë gjithashtu se si luajti Zvicra dhe ne e shohim veten si një ekip i ngjashëm me Zvicrën”.

Ndeshja e fundit mes Danimarkës dhe Gjermanisë ishte një barazim 1-1 në një miqësore në qershor 2021.

Go to TOP