Policia ndjek të dyshuarit e vjedhjes së veturës, ata aksidentohen dhe ikin

Policia e Kosovës ka njoftuar për ndjekjen e të dyshuarve për vjedhje të veturës në Klinë.

“Njësitet policore pas pranimit të informatës lidhur me rastin, gjatë patrullimit kanë hasur në lëvizje veturën e viktimës mashkull kosovar, të cilën persona të maskuar ia kishin vjedhur në oborrin e shtëpisë së tij. Pasi njësitet policore i janë vënë në ndjekje, të dyshuarit gjatë ikjes kanë aksidentuar veturën dhe e kanë braktisur për t’u larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin 24 orësh.

Lidhur me rastin njësitet policore kanë ekzaminuar vendin e ngjarjes, ndërkohë që është informuar e konsultuar edhe prokurori. Sipas policisë rasti është duke u hetuar.

Go to TOP