Podujevë, paraqitet një rast i gripit të shpezëve Avian Influnza

Është paraqitur një rast i gripit të shpezëve Avian Influnza në komunën e Podujevës fshati Sekiraqë.

“Nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë janë ndërmarrë të gjitha veprimet për parandalim të përhapjes se sëmundjes ku përfshihet edhe asgjësimi i shpezëve ne fermën e prekur.

Po ashtu janë duke u kryer të gjitha hulumtimet epidemiologjike në fermat në zonën e prekur në perimetër prej 3km. Jemi duke i kryer të gjitha veprimet tjera sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në komunikatë. /Kosova.info/

Go to TOP