Plagoset një person në Fushë-Kosovë, i dyshuari në kërkim të policisë

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Fushë Kosovë përgjatë mëngjesit të së shtunës.

Këtë e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës, derisa ka bërë të ditur se personi i dyshuar ka ikur nga vendi i ngjarjes.

“Sot rreth  orës 09:30, policia  ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast  një person është plagosur, dhe i njëti është dërguar për tretman mjekësor”, njofton Ahmeti.

“Lidhur me këtë rast është identifikuar personi i dyshuar i cili është në kërkim nga ana e policisë”, njoftoi tutje ajo. 

Go to TOP