Përfundoi kampi tre ditor për pingpongistët e grup-moshës U12

Prej 26 -29 Qershor, në Prishtinë, është mbajtur Kampi stërvitor për grup-modhën U12. Gjatë tre ditëve sa ka zgjatur kampi, me fëmijët kanë punuar trajnerët Yll Maloku dhe Baton Çitaku nën koordinimin e Drejtorit të përfaqësueses së Kosovës, Dardan Imami. Ky tubim i pingpongistëve të rinj ishte shumë i frytshëm, pasi, krahas stërvitjeve, fëmijët janë shoqëruar mes vete, kanë patur momente të mira dhe e kanë shijuar në maksimum lojën e pingpongut.

Për këtë kamp, Imami kishte ftuar këta pjesëmarrës: Olti BEHLULI, Imran DURAKU, Ajan VRANOVCI, Rejan KRASNIQI, Arijon KRASNIQI, Denat MAKOLLI dhe Arti MAROSHI, si dhe Sara HOXHA, Lira HOXHA, Leana HALLAQI dhe Jara HALLAQI

Kampi është përmbyllur me një garë, ku kanë luajtur me sistemin secili me secilin. Kjo garë njëkohësisht ka qenë përzgjedhëse, pasi në bazë të saj Drejtori Imami, do ta bëjë përzgjedhjen përfundimtare për djem dhe vajza, të cilët do ta përfaqësojnë Kosovën në, Kupën MTTU U12, që është paraparë të mbahet në Itali, nga 09-11 Gusht. /Kosova.info/

Renditja përfundimtare te djemtë ishte   

Djemt U12 – Renditja

 Emri e mbiemriPikët
1Olti BEHLULI12
2Imran DURAKU11
4Rejan KRASNIQI10
3Ajan VRANOVCI9
6Denat MAKOLLI8
5Arijon KRASNIQI7
7Arti MAROSHI6

Vajzat U12 – Renditja

 Emri e mbiemriPikët
1Sara HOXHA6
2Lira HOXHA5
4Leana HALLAQI4
3Jara HALLAQI3
Go to TOP