PDK i siguron 17 ulëse në Kuvendin e Skenderajt

Partia Demokratike e Kosovës prin sa i përket numrit të asambleistëve në Skenderaj.

PDK ka marrë 17 ulëse në Kuvendin Komunal të këtij qyteti.

Pas tyre vjen Lista e Pavarur Bekim Jashari, që i ka siguruar 10 ulëse.

Dy vende i ka Lëvizja Vetëvendosje.

Duhet përkujtuar që pas katër viteve udhëheqje nga Bekim Jashari, tash e tutje Komuna e Skenderajt do të drejtohet nga Fadil Nura i Partisë Demokratike të Kosovës.

Përpos kësaj, PDK ka një përqindje prej 53.98% në kuadër të Kuvendit Komunal.

Go to TOP