Paniri në Deçan, rreth 100 prodhues vendorë paraqiten produktet e tyre

Nga ana tjetër në Deçan është hapur panairi me prodhues vendorë. Ata po paraqesin produktet e tyre. Në kuadër të panairit është organizuar edhe një tryezë shkencore me temën “Turizmi ne Deçan”.

Rreth 100 prodhues vendor po marrin pjesë në panairin dyditor në qendër të Deçanit . Prodhuesit janë shprehur të kënaqur me mundësitë e afruara nga Komuna.

 “Panairi na ndihmon shumë në cdo aspekt edhe unë kam dalë me produkte të mjaltit; si jaltë me vojshtinë me polen, mjaltë me bajame me arra me lejthia me gështjen , bagremi dhe mjaltë bjeshke”, tha Mehmet Ramosaj, bletar.

“Po shIhet se panairi veror i Decanit është shëndrru në lapidar të trashëgimisë kulturore dhe unë mendoj që kjo ka me qenë një traditë e bukur e gjeneratave të ardhshme”, Sutki Hulaj.

E ndërkaq në kuadër të panairit është organizuar edhe një tryezë shkencore me temën “Turizmi ne Deçan” ku janë prezantuar disa projekte të kësaj komune për zhvillim të qëndrueshëm të turizmit.

Këtu është lumi i Lloqanit ndërsa andej Lumabrdhi i Decanit. Prej këtu është diku 3.800 m nga qendra e Decanit dhe këtu jemi duke bërë projektin që me e pas një fshat alpin turistik i cili brenda vetes i ka krejt shërbimet, shëndetësore arsimore, kultuë tradiët dhe janë të projektuara me qenë 600 shtëpi që etazhiteti i tyre nuk guxon të kaloj dy katëshën ku ka me qëne e jashtëzakonshme infrastruktura që të qon deri këtu”, tha Bashkim Ramosaj, kryetar i Deçanit.

“Është tryezë e cila i dedikohet turizmit edhe e përgëzojmë kryetarin që ka marrë këtë iniciativë, sepse sa më shumë që kemi këso tryeza shkencore nga rekomandimet e dala iu propozojmë institucioneve që të kemi zhvillim sa më të mirë të turizmit”, Hysen Sogojeva ekspert për turizëm.

Panairi dyditor i prodhimeve vendore në Deçan është i 13 -ti me radhë që tashmë është bërë tradicional dhe ka për qëllim promovimin e produkteve të të gjitha llojeve në vendin tonë.

Go to TOP