OSBE uron komunitetin egjiptian: Të ofrohet më shumë mbështetje nga institucionet

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka uruar komunitetin egjiptian për ditën kombëtare të tyre.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se komuniteti egjiptian i Kosovës është një element integral i shoqërisë multietnike në rajon me historinë e tyre të pasur të traditës dhe kulturës.

“Ndërsa sfidat mbeten ende për këtë komunitet, pjesëmarrja në nivel qeveritar është duke u përmirësuar. Misioni ynë do të vazhdojë të punojë për përmirësimin e jetës së njerëzve nga të gjitha komunitetet në Kosovë dhe do të mbështesë përpjekjet në punësim, arsim, strehim, siguri dhe përfaqësim në vendimmarrje në të gjitha nivelet”.

“Misioni i OSBE-së shfrytëzon këtë rast për t’u bërë thirrje të gjitha institucioneve që të mbështesin mbrojtjen e ofruar për komunitetet joshumicë dhe të inkurajojnë promovimin e identiteteve të tyre kombëtare”, thuhet në njoftim.

Go to TOP