Oficerët e FSK-së diplomojnë në Akademinë Ushtarake të Kroacisë

Me një ceremoni shtetërore të organizuar nga Akademia e Mbrojtjes së Kroacisë “Dr.Franjo Tuxhman“ në Zagreb me sukses kanë diplomuar tre pjesëtarë të Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Në këtë ceremoni ku ishte i pranishëm edhe presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq diplomuan: Major Kreshnik Nimoni, Kolegji i Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm, Kapiten Besim Dervoviq, Kolegji i Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm dhe Rreshter i Parë, Fahri Paloja, Shkolla e Lartë e Nënoficerëve. 

Republika e Kroacisë në kuadër të bashkëpunimit bilateral mbështetë në vazhdimësi ngritjen e kapaciteteve profesionale për oficerët e nënoficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke ofruar trajnime e shkollime profesionale, me standardet më të larta të edukimit. /Kosova.info/

Go to TOP