Një i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Mitrovicë    

Një 40 vjeçar është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Mitrovicë mesditën e së shtunës.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Mitrovicën, Avni Zahiti, i cili njoftoi që i lënduari është dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë dhe më pas në QKUK.

“Nga ekzaminimet e kryera në vendin e ngjarjes, hetuesit e krim-teknikës si prova materiale kanë gjetur një (1) gëzhojë, një (1) predhë të plumbit, dhe një armë e llojit pistoletë e cila dyshohet të jetë përdorur nga i dyshuari”.

Policia ka arrestuar një person të dyshuar të cilit me vendim të prokurorit të rastit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.

Zahiti ka bërë të ditur që hetimet janë duke vazhduar drejt zbardhjes së të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin.

Go to TOP