Nëna shqiptare vajton djalin që iu vra në Londër: Jam një trup i gjallë në një mendje të vdekur

Një nënë shqiptare ka kujtuar momentin më të vështirë në jetë, kur mori vesh se djali i saj i ishte vrarë. Mediat e huaja shkrujnë se për nënën e të ndjerit Grineo Daka keqardhja më e madhe është se nuk ia pa fytyrën për herë të fundit.

Grineo Daka, 27-vjeç punonte si berber në Stratford para se të pushkatohej dhe u la të vdiste në orët e para të 7 korrikut 2019 nga një bashkëatdhetari i tij Jeton Krasniqi. Edhe pse autori i krimit u burgos përjetë me një minimum prej 31 vjet e gjysmë për vrasjen e tij, për Enima Dakën asnjë dënim nuk do ia rregullojë zemrën e thyer.

“Kemi ardhur në Angli në vitin 2001 me djalin tonë nëntë vjeç, në mënyrë që t’i japim atij një jetë më të mirë dhe mundësi më të mira. Ne nuk kishim asgjë dhe nuk dinim asnjë fjalë anglisht, por dinim të punonim shumë për të përmirësuar të ardhmen e tij. Dëshira e tij kryesore ishte të na shihte të lumtur. Ai më tha se do të kujdesej për ne dhe do të bënte gjithçka për ne,”– tha Emina.

Grineo ishte përfshirë në një sherr me 4 shqitarë në një lokal në Londrën Lindore, ku u qëllua  me armë në shpinë dhe vdiq 30 minuta më vonë.përsëri me miqtë kur mbërriti në klub pasi mori një telefonatë.

 “Ata u kanë shkaktuar dhimbjen më të madhe dy prindërve që vuajnë. Ata i morën jetën dhe nuk guxuan të përballen, në vend që ta qëllonin në shpinë. Edhe nëse dënohen me 100 vjet, kjo nuk e kthen djalin tonë. Pa të, ne nuk i donim jetët tona, por do të gjejmë forcën derisa vrasësit e tij të sillen para drejtësisë. Gëzimi i vetëm që kemi është nga vizita në varrin e tij. Unë fajësova veten time që nuk e dëgjova zërin e tij një natë më parë. Unë nuk e pashë djalin tim para se të varrosej. Më vjen keq që nuk e kam dëgjuar zërin e tij ose nuk kam parë fytyrën e tij për herë të fundit,“-vazhdoi ajo.

Në lidhje me këtë ngjarje është dënuar edhe Edison Brahimi, 31 vjeç, me 28 muaj burg për pengim të drejtësisë pasi largoi Krasniqin nga vendi i ngjarjes. Në kërkim është shpallur dhe një person tjetër, ku autoritetet po punojnë për kapjen e tij.

Emina Daka vazhdon jetën me premtimin që i ka bërë djalit të saj, se do të qëndrojë e fortë derisa të vihet drejtësia.

Go to TOP