Në Spitalin e Pejës edhe sallat e takimeve mbushen me shtretër për pacientët me COVID-19

Numri i rasteve të reja me COVID-19 në ditët e fundit është rritur, e kjo ka bërë që të shtohet edhe numri i pacientëve të shtrirë nëpër spitale.

Në Spitalin e Pejës, pacientët me COVID-19 kanë mbushur shtretërit e shumicës së reparteve.

“Pacientët me Covid-19 tashmë kanë mbushur shtretërit e reparteve të Infektives, Pulmologjisë (dy katet), Psikiatrisë, Dermatologjisë, Internos, Nurologjisë, ORL, Oftamologjisë dhe një pjesë të Emergjencës dhe Reparteve Ortopedisë dhe Urologjisë”, thuhet në njoftimin e këtij spitali.

E për të bërë zgjidhje, në këtë spital edhe sallat e takimeve janë mbushur me shtretër për pacientët që janë të prekur nga virusi.

“Për të siguruar shtretër të tjerë në rast nevoje janë adaptuar edhe disa hapësira të tjera që nuk kanë qenë të dedikuara për pacientë si Salla e takimeve dhe një hapësirë e Pulmologjisë që mund të shihen në foto”, thuhet në njoftim.

Tutje, nga ky spital thonë se shpresojnë se numri i rasteve do të bjerë dhe këto hapësira nuk do të ketë nevojë të shfrytëzohen.

Go to TOP