Në Beograd vendosen banderola me ‘Kasapin e Ballkanit’

Banderola me imazhin e “Kasapit të Ballkanit”, Sllobodan Millosheviq dhe me shkrimin Kosova është Serbi, janë shfaqur sot në disa lokacione në Beograd, raporton ‘Nova.rs’.

Sipas këtij mediumi, lëvizja “Nashi”, e njohur për shënjestrimin e shpeshtë të mediave dhe gazetarëve, ishte firmosur si autore e këtyre posterëve.

“Simbolikisht apo jo, banderolat janë vendosur një ditë para vazhdimit të dialogut Beograd-Prishtinë në Bruksel, ku do të marrin pjesë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti”, shkruan ‘Nova.rs’.

Go to TOP