Pezullohet ndeshja Gjermani – Danimarkë

Ndeshja mes Gjermanisë dhe Danimarkës në “Signal Iduna Park” është ndërprerë për shkak të motit të keq. UEFA ende nuk ka vendosur për kohën e vazhdimit të ndeshjes.

Në tridhjetë e gjashtë minuta, sa janë ballafaquar skuadrat, Gjermania ka dominuar, por rezultati ka mbetur 0-0.

Në minutën e katërt, Schlotterbeck ka shënuar, por goli është anuluar nga VAR për shkak të një faulli ndaj portierit Schmeichel.

Gjithashtu edhe Danimarka ka pasur pmomentin e saj, kur Maehle ka rrezikuar me një goditje të fortë nga distanca në minutën e njëzet e tretë, por e cila nuk e ka gjetur kuadratin e portës.

Go to TOP